Haradinaj falënderon Zvicrën për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës
Lajme

Haradinaj falënderon Zvicrën për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës

N.Mekolli /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Thomas KollyHaradinaj.

Haradinaj, në një postim në Facebook, pas takimit me Ambasadorin zviceran, ka thënë se Kosova është falënderuese për përkrahjen e dhënë në të gjitha proceset.

“Republika e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese. Sot, mirëprita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z. Thomas Kolly”, ka shkruar Haradinaj.

Ai, bëri të ditur se me ambasadorin ka bashkëbiseduar për çështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e pathyeshme e historike mes dy vendeve tona!”, shkruan Haradinaj,

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme