Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve nuk do të tolerohet
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se dy personat që ishin në veturën në fjalë, kanë goditur qëllimisht veturën e PK-së dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve.
“Të brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq.Dy persona me veturë tentojnë t'i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e PK-së dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
Ministri Sceçla sqaroi se policët janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën.
Tutje Sveçla tha se Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar një hetim lidhur me rastin.
“Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet”.
Ai tha se mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti kryesor.