Sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Në Fokus

Sot mblidhen shtatë komisione parlamentare

N.Mekolli /RTKlive

Sot do të mbahen mbledhjet e shtatë komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditës do të mblidhen shtatë komisione parlamentare, katra nga to do të mblidhen nga ora 10:00, një në ora 11:00, ndërsa në ora në ora 13:00 do të mblidhen dy komisione.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në rend dite ka edhe shqyrtimin në parim ë Projektligjit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione gjithashtu do të bënë shqyrtimin dhe miratimin e disa raporteve.

Gjithashtu mbledhje mbajnë edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, në rend dite kanë shqyrtimin e disa projektligjeve.

Kurse nga ora 11 mbledhje ka edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Mbledhje do të mbajnë edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku pritet të raportojë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.


MË SHUME NGA Në Fokus