Ten Haag: Unitedi, vendi i duhur për Rashfordin
Sport

Ten Haag: Unitedi, vendi i duhur për Rashfordin

B. H. / RTKlive

Eric Ten Haag po sheh ecurinë pozitive të disa lojtarëve nga skuadra e tij dhe në veçanti bie në sy Marcus Rashford, i cili po luan në formë të shkëlqyeshme.

Pas kthimit nga Kupa e Botës, Rashford po luan me shumë besim dhe po bën diferencën në çdo ndeshje. Kontrata e Rashford skadon në vitin 2024 dhe United nuk dëshiron ta vendosë veten në një situatë ku të presë deri në minutën e fundit.

Strategu holandez ka një synim të qartë dhe për këtë arsye i ka bërë presion drejtuesve për t'ia ofruar Rashfordit një kontratë të re. Ai gjithashtu beson se Manchester United është vendi më i mirë për të.

“Manchester United është klubi i tij dhe mendoj se edhe ai e kupton këtë. Mendoj se ai po luan në nivelin më të lartë për shkak të mjedisit që ka te Unitedi. Jam i bindur gjithashtu se ky është vendi më i mirë për të. Një klub më të mirë nuk do të gjejë. E them këtë sepse duam që Manchestet United të bëhet skuadra më e mirë, fillimisht në Angli, pastaj në Evropë dhe në fund në botë”, tha Ten Haag.


MË SHUME NGA Sport