Qeveria përmbush premtimin, ndan edhe për janar 50 euro shtesë
F. Sertolli / RTKlive
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka marrë vendim që tu ndahen nga 50 euro shtesë në pagë për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e arsyetuar këtë vendim tha se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, e që sipas tij, ky ligj ritet të hyj në fuqi nga shkurti.
Gjithashtu, Murati tha se shtesat do të vazhdohen për janar edhe për punëtorët shëndetësorë.
“Ta vazhdojmë këtë shtesë edhe për muajin janar, që të mos ketë hendek deri në muajin shkurt sa i përket edhe tranzicionit deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë.
Ndryshe, këto shtesa nga 50 euro për sektorin publik, për të përballuar inflacionin në rritje, kanë nisur nga muaji shtator.
Po ashtu nga 50 euro u paguan nga shtatori deri në dhjetor.