Ambasadori gjerman, Jorn Rohde mbështet diskutimet për Asociacionin
Lajme

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde mbështet diskutimet për Asociacionin

N.Mekolli /RTKlive

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se pajtohet me deklaratat e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sa i përket shtyrjes përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Rohde, në një postim në Twitter, ka thënë se i vjen mirë që në diskutim për çështjen e Asociacionit, në Ambasadën amerikane në Prishtinë, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe ministri Nenad Rashiq.

“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar të Asociacionit të komunave me shumicë serbe më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka paralajmëruar që me 31 janar, në një diskutim për Asociacion, ka ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë dhe politikanë.


MË SHUME NGA Lajme