Bojkotimi i konferencës, Kryeziu: Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot
Fadil Sertolli / RTKlive
(E Plotësuar) Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se shprehin keqardhje për atë që ndodhi sot, ku gazetarët kosovarë të akredituar në Qeveri e kanë bojkotuar konferencën e ministrit të ekonomisë dhe financave, Hekuran Murati.
Kryeziu me këtë rast ka thënë se vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme, meqë sipas tij, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar.
“Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget”, ka thënë Kryeziu, duke shtuar se konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun.
“Sot nuk pati konferencë për media, sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë”, tha ai.
12:12 / 25.01.2023
Gazetarët bojkotojnë konferencën e ministrit Murati
Gazetarët e akredituar pran Qeverisë së Kosovës të mërkurën e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kjo për shkak që siç kanë thënë ata, vonesave të zakonshme të ministrave të Qeverisë.
Edhe përkundër që zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka ftuar gazetarët të kthehen më konferencë, megjithatë të gjithë gazetarët nuk kanë pranuar të kthehen, me arsyetimin se shumica e gazetarëve tashmë veçse kanë dalë nga ndërtesa e Qeverisë.
Ndryshe, pas mbledhjes së Qeverisë ishte paraparë që ministri Hekuran Murati të mbajë një konferencë për gazetarë e që njëjta vetëm se është bojkotuar.