Bogujevci: Serbia po kërkon pretekst për ta destabilizuar veriun e Kosovës
BKT
Lajme

Bogujevci: Serbia po kërkon pretekst për ta destabilizuar veriun e Kosovës

M.Sh/RTKlive

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka thënë se Serbia vazhdimisht po kërkon pretekst për të destabilizuar veriun e Kosovës. Këtë deklaratë ajo e ka bërë në Asamblenë e Këshillit të Evropës duke akuzuar gjithashtu presidentin serb Vuçiq, i cili po i inkurajon grupet kriminale për destabilizimin e vendit.

“Serbia, fqinji ynë verior, kurrë nuk u distancua nga krimet e gjenocidit të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave të tjera gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe vazhdon të koordinojë politikën e jashtme me Federatën ruse dhe të armatoset nga Rusia. Serbia nuk e ndëshkoi dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, dhe është shumë shqetësuese të shohësh anëtarë të grupit Wagner në mes të Evropës, të cilët janë shfaqur në veri të Kosovës duke hyrë përmes Serbisë”, deklaroi ajo.

Serbia përveç që po kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës, ajo, siç tha Bogujevci, po përpiqet të largohen edhe nga dialogu politik me Kosovën. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës ka  thënë se integrimi euroatlantik i Kosovës është synim i institucioneve kosovare.


MË SHUME NGA Lajme