QKUK nuk tregon se kur do të furnizohet stafi me uniforma mjekësore|Video
Lajme

QKUK nuk tregon se kur do të furnizohet stafi me uniforma mjekësore|Video

Besjana Mulaj|RTK

Përveç mungesës së vazhdueshme të barnave dhe mangësive në shërbimet e tjera për pacientët. Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk arrin t’i plotësoj as kushtet elementare për punë për stafin e saj. Ka vite qe mjekët dhe infermierët nuk janë furnizuar me uniforma dhe mbathje për punë.

Ata detyrohen t’i blejnë vet, por ka edhe raste që edhe me mantele të universiteteve private dhe kompanive farmaceutike punohet në QKUK.

Fitim Havolli nuk e mban mend se kur ka qenë hera e fundit kur është pajisur me uniformë të punës, ndërsa ka 22 vjet që punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kjo e fundit ka për obligim të sigurojë uniforma e mbathje për stafin mjekësor, por ende nuk dihet se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Një herë ose dy na kanë furnizuar edhe ai furnizim nuk ka qenë asnjëherë adekuat, asnjëherë I saktë në përmasat tona, asnjëherë i mjaftueshëm, paramendoni një personel mjekësor çoftë infermier, mjek apo profesionist tjetër shëndetësor ish dasht së paku tri ose katër uniforma me I pas për shkak të natyrës së punës dhe etikës”, Fitimi Havolli, Infermier dhe njohës i shëndetësisë.

Në mungesë të furnizimit me uniforma, mjekët dhe infermierët detyrohen t?i blejnë ato. Ka raste që i bartin edhe uniformat me logo të institucioneve private.

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri, thotë se problem shtesë është mosrespektimi i përcaktimit të ngjyrave për uniformat për disa klinika dhe salla të operimeve.

“ Shqetësimi Im kishte me qenë te laramania e uniformave sepse ka një kod se si duhet të vishen dhe ajo nuk respektohet secila klinik e ka ngjyrën e vet dhe duhet ta ketë llogon e QKUK -së, por kjo nuk respektohet dhe secili vishet sit e dojë, por edhe kur furnizohen ai është I dobët dhe kjo është çështje e tyre e jo e jona”, Tevide Imeri, kryetare e FSSHK-së.

Se kur ka qenë hera e fundit e furnizimit me veshmbathje të punës për stafin e QKUK-së dhe se a do të pranuar të flasë.


MË SHUME NGA Lajme