Kurti falënderoi Gardën Kombëtare të Iowa-s për kontributin dhënë FSK-së
BKT
Lajme

Kurti falënderoi Gardën Kombëtare të Iowa-s për kontributin dhënë FSK-së

N.Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell. 

Bëhet e ditur se Kurti, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Ai veçanërisht falënderoi shtetin e Iowa-s dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s për kontributin e deritashëm për Forcën e Sigurisë si dhe rolin rol kyç në të bërit e Kosovës kontribuuese të sigurisë në botë, duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kurt ritheksoi se synimi i Qeverisë së Kosovës është të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët dhe aleatët në ruajtjen e paqes në botë.

Gjithashtu bëhet e ditur se u bisedua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive, rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e pajisjeve të reja dhe të avancuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Në takimin e përbashkët, ku mes tjerësh ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier, koloneli Ejup Maqedonci dhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, u theksua partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit”, thuhet në këtë njoftim.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme