Osmani dërgon përfaqësues në takimin e 31 janarit në Ambasadën amerikane
Foto: Ambasada amerikane në Kosovë
Lajme

Osmani dërgon përfaqësues në takimin e 31 janarit në Ambasadën amerikane

J.Musliu/RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nuk do të jenë prezent në takimin që ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, do të organizojë me liderë të partive dhe drejtues të organizatave të ndryshme  në vënd.

Megjithatë, edhe pse Presidentja Osmani nuk do të jetë pjesmarrëse në këtë takim, nga Presidenca do të ketë një përfaqësues të pranishëm.

“Presidentja Osmani do ta dërgojë një përfaqësues të kabinetit të saj në këtë takim”, konfirmoi për RTK-në, Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes së Republikës.

Kryeministri Kurti deklaroi sot se nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në një takim të tillë, të caktuar që të mbahet më 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, e ku temë do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme