19:47 / 28.01.2023
Vëllaznimi mposht Ponte Prizrenin
Uran Krasniqi/RTKLive
Vëllaznimi ka mposhtur Ponte Prizrenin në xhiron e 20-të të Prince Caffe Superligës.
Rezultati përfundimtar ka qenë 86:91 (17:16, 9:15, 22:24, 30:23, 8:13).
Në shumicën e periudhave të ndeshjes epërsia ndërrohej sa një anën anë e sa në tjetrën, por në fund ndeshja foli në favor të gjakovarëve.
Më i miri te Ponte Prizreni ishte Adam Granit me 21 pikë e tetë kërcime, kurse më i miri te Vëllaznimi ishte Jordan Harris me 35 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.
Me këtë fitore kuqezinjtë kalojnë prizrenasit në renditje me 8 fitore e 12 humbje, ndërsa Ponte Prizreni ka shtatë fitore e 13 humbje.