21:13 / 28.01.2023
Bayern nuk gjen fitoren në Bundesligë në përpjekjen e tretë radhazi
Uran Krasniqi/RTKLive
Bayern Munich ka mbetur pa fitore në tre ndeshje radhazi të Bundesligës, pasi sot në kuadër të javës së 18-të nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim me Eintracht Frankfurt.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-1.
Leroy Sane kaloi vendasit në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes pas asistimit të Thomas Muller.
Në minutën e 69-ë, një kombinim i mirë mes Daichi Kamadas dhe Randal Kolo Muanit, solli golin e barazimit për 1-1.
Aktualsiht Bayern kryeson tabelën me 37 pikë, duke u pasuar nga Union Berlin me 36 pikë.