Vdes gruaja që ishte goditur nga vetura në Fushë Kosovë
Lajme

Vdes gruaja që ishte goditur nga vetura në Fushë Kosovë

B.H. / RTKlive

Ka vdekur në QKUK gruaja e cila ishte për trajtim nga plagët e marra në aksidentin e trafikut më 16 janar në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. "Më 28.01.2023 viktima femër kosovare e cila ka qenë në tretman mjekësor në QKUK si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

E ndjera ishte goditur nga një automjet në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë në mesditën e 16 janarit.


MË SHUME NGA Lajme