14:15 / 29.01.2023
Llapi përforcohet me Gentrit Limanin
Uran Krasniqi/RTKLive
Gentrit Limani është futbollisti më i ri i Llapit. Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar vetë klubi nga Podujeva përmes një komunikate.
"Llapi konfirmon marrëveshjen e arritur me mesfushorin ofensiv, Gentrit Limani. 22-vjeçari është bashkuar sot me ekipin në përgatitjet finale para ndeshjes së Kupës dhe edicionit pranveror të Superligës. Limani është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës edhe për grupmoshën U-19. Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja të Eintracht Frankfurt", ka njoftuar Llapi.
Aktualisht Llapi gjendet në pozitën e tetë të Superligës së Kosovës.