06:45 / 30.01.2023
Ambasada e SHBA-ve, nesër nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
RTK
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier nesër takohet me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë për të diskutuar për Asociacionin
Takimi është paralajmëruar se do të mbahet në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë,ku pritet të jenë të ftuar një numër i konsiderueshëm i shoqërisë civile.
Në këtë takim pritet të dëgjohen propozime nga aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, për atë se si do të duhej të dizajnohet Asociacioni