Këshilltari i Kurtit publikon dokumente ku BE-ja kishte sanksionuar Vuçiqin
J.Musliu/RTKlive
Në vitin 1999, ndaj presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian kishte vendosur sanksione.
Kjo për shkak se i nëjjti ishte mbështetës i diktatorit Sllobodan Millosheviq, atëherë president i Serbisë. Në regjimin e Millosheviqit, Vuçiq ishte ministër i Informatave, që më shumë ka luajtur rolin e propagandës.
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka publikuar një dokument ku shkruan se presidenti serb, atëkohë minitër i Informacionit, Aleksandar Vuçiq, ishte sanksionuar nga BE-ja në vitin 1999 për gjenocid në Kosovë.
“Në vitin 1999 BE-ja e sanksionoi Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë”, shkruan Zulfaj.
“Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës”.
Ai shtoi se Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj. Në këtë Kushtetutë, Serbia e ka të sanksonuar Kosovën si pjesë të saj.