Sonte “2+1 dokumentarë mbi arkitekturën moderne në Kosovë”
Kulturë

Sonte “2+1 dokumentarë mbi arkitekturën moderne në Kosovë”

Sh.Gashi / RTKlive

Nga ora 19:00, në Kino Armata mund të ndiqni tre dokumentarë të shkurtër mbi objekte të përzgjedhura të arkitekturës moderne.

“Dokumentari "Ngjyrat" mbi ndërtesën e Bankosit, Pejë, "Vijat" mbi ndërtesën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë dhe dokumentari "Kupollat" mbi ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare.

Pas shfaqjes së dokumentarëve do të zhvillohet një diskutim mbi rëndësinë e dokumentimit të trashëgimisë modern”, thuhet  në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës ndërsa autore është Flaka Xërxa Beqiri.


MË SHUME NGA Kulturë