Opozita lëshon sallën e Kuvendit, e pakënaqur me vlerën e koeficientit
BKT
Lajme

Opozita lëshon sallën e Kuvendit, e pakënaqur me vlerën e koeficientit

RTKlive

(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës ka filluar mbajtjen e mbledhjes plenare. Seanca e sotme në rend dite kishte pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. Deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, ku pritej të mbahet seanca plenare.

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, që në fillim të seancës, kanë kritikuar Qeverinë Kurti për caktimin e vlerës së koeficientit të pagave në 105 euro, e cila u bë e ditur sot. Pas këtij debati të shkurtër deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga qeveria që të rishqyrtojë vlerën e koeficientit, për të cilin kanë thënë që është koeficient të që e rritë mjerimin.

Edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi tha se koeficienti i pagave as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit, i cili ka ndodh në këto dy vite, “ku jeta e qytetarëve të varfër të Kosovës është bërë ferr”. 

Ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se kjo Qeveri po vazhdon të mashtrojë “ju nuk dini gjë tjetër vetëm të mashtroni”. Ajo tha se është dashur të ketë diskutim publik për atë koeficient por qeveria e ka mbajtur fshehtë.

Ndryshe nga deputetët e opozitës shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari - Lila, tha se Qeveria ka bërë punë të jashtëzakonshme me miratimin e Ligjit të Pagave dhe caktimin e koeficientit. Ajo tha se me Ligjin e ri për Paga ka trajtim të barabartë të punonjësve të sektorit publikë.

Bëhet e ditur se në këtë seancë, deputetët e Kuvendit në agjendë kishin, pikat e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023, pikat e papërfunduara nga seanca, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022 si dhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila sqaroi të hënën, pas mbledhjes së Kryesisë, se të mërkurën seanca do të fillojë në orën 12:00, kjo për shkak të disa komisioneve, ndërsa të enjten do të jetë seancë e re në terminin e rregullt, prej orës 10:00.

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot dhe nesër do t’i mbajë dy seanca. Deputetët sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 12:00 do të mbajë vazhdimin e seancës plenare.

Sipas njoftimit për media të Kuvendit, në seancën e sotme në agjendë do të jenë, pikat e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023, pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022 si dhe pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha të hënën, pas mbledhjes së Kryesisë, se të mërkurën (sot) seanca do të fillojë në orën 12:00 për shkak të disa komisioneve, ndërsa të enjten do të jetë seancë e re në terminin e rregullt, prej orës 10:00.

Sipas Kusari-Lilës, seanca e së mërkurës do të mbahet me pikat e papërfunduara, kurse të enjten do të jetë seancë e re, ku do të trajtohen pika si: Vendimi i Qeverisë për masat emergjente të energjisë, vendimi i komisionit funksional për shkarkimin e bordit për miniera e minerale etj.


MË SHUME NGA Lajme