Krasniqi: Rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë
BKT
Foto; Memli Krasniqi/Facebook
Lajme

Krasniqi: Rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë

M.Shefkiu/RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe të dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të cilit i ka konfirmuar qëndrimin opozitar për vazhdimin dialogut me Serbinë dhe nevojën për njohje reciproke.

“Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Krasniqi thotë se për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

“Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, ka deklaruar Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme