Jorginho thotë se Arteta e luajti rolin më të madh për kalimin te Chelsea
BKT
Sport

Jorginho thotë se Arteta e luajti rolin më të madh për kalimin te Chelsea

Uran Krasniqi / RTKLive

Jorginho ka treguar se ishte Mikel Arteta ai që ka luajtur rolin kryesor në lëvizjen e tij nga Chelsea te Arsenal. 

Futbollisti ka nënshkruar një marrëveshje 18-mujore, ndërsa Arsenal ka mundësinë ta zgjasë këtë marrëveshje edhe për një vit tjetër.

"Arteta kishte rol të madh, ai u përpoq disa herë të më merrte më parë, por kjo nuk ndodhi për arsye të tjera, jo për shkak timin. Natyrisht, ai kishte rol të madh", ka thënë italiani. “Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë të re dhe, për të qenë i sinqertë, mezi pres të jem në fushë. Është një klub i madh, dhe jam shumë i lumtur që jam këtu".