23:05 / 01.02.2023
PSG rikthehet te fitorja
Uran Krasniqi / RTKLive
Paris Saint-Germain është rikthyer në rrugën e fitoreve. Kjo pas një triumfi 3-1 ndaj Montpellier.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 55-të me golin e Fabian Ruiz, i cili u asistua nga Hugo Ekitike.
Rezultati u dyfishua nga Messi në minutën e 72-të, para se Montpellier të ngushtonte epërsinë në minutën e 89-të nëpërmjet Nordin.
Krejt në fund të ndeshjes Zaire-Emery shënoi për 1:3.
Kylian Mbappé nuk ishte në natën e tij më të mirë: ai fillimisht e humbi një penallti e pastaj u zëvendësua për shkak të lëndimit.
PSG vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare, derisa Montpellier gjendet në pozitën e katërmbëdhjetë.























