15:27 / 02.02.2023
Tri javë pushim për Kylian Mbappe
B. H. / RTKlive
Lojtari i PSG-së, Kylian Mbappe, do të mungojë në ndeshjen e parë të 1/8-të së finales së Ligës së Kampionëve kundër Bayernit për shkak të një lëndimi muskulor, raporton “L’Equipe”.
Mbappe u lëndua në ndeshjen e xhiros së 21-të të kampionatit francez ndaj Montpellier. Ai u largua nga loja në minutën e 21-të dhe pas ekzaminimeve të sotme mjekësore u konstatua se ylli i parisienëve do të jetë jashtë fushës për të paktën tri javë.
Përveç ndeshjes me Bayernin, Mbappe do të mungojë edhe në ndeshjet kundër Toulouse dhe Monaco në kampionatin francez dhe ndeshjen me Olympique de Marseille në Kupën e Francës. Ndeshja ndërmjet PSG-së dhe Bayernit do të luhet më 14 shkurt në Paris.























