16:47 / 02.02.2023
Milani s’heq dorë nga Zaniolo
F.Bytyqi/RTKLive
AC Milan nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i AS Romës, Nicolo Zaniolo, raporton ‘Tuttosport’.
‘Rossonerët’ tentuan që të transferojnë italianin gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit, por tentimet e tyre nuk u tregua të suksesshme, andaj Zaniolo mbeti në kryeqyteti italian, të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, sipas medieve italiane, kampionët në fuqi të Italisë, verën që vjen sërish do të hedhen në sulm për asin e skuadrës së Jose Mourinhos.
Zaniolo me ‘romakët’ ka kontratë deri në verën e vitit 2024, por duket se lojtari në afatin e ardhshëm kalimtar do të bëhet me skuadër të re.
‘San Siro’ thuhet se është alternative e mundshme për italianin.























