17:28 / 02.02.2023
Prishtina përforcohet me lojtarin e kampionatit sllovak
Uran Krasniqi / RTKLive
Muhamed Dubova është futbollisti më i ri i Prishtinës. Për afrimin e tij ka njoftuar klubi.
"Muhamed Dubova është futbollisti i radhës që i është bashkuar edhe zyrtarisht skuadrës sonë. Mesfushori-sulmues 21-vjeçar vjen te FC Prishtina nga skuadra sllovake Dubnica ku ka luajtur për një vit. Dubova me skuadrën tonë e ka kryer komplet fazën përgatitore dhe është plotësisht gati për ta dhënë më të mirën e tij për fanellën “bardhekaltër”. Para përvojës sllovake, ai ka luajtur në Kosovë me skuadrën e SC Gjilanit. Pas nënshkrimit të kontratës me ekipin tonë, e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit", ka njoftuar klubi kryeqytetas.
Në renditjen tabelare të Superligës Prishtina gjendet në pozitën e tretë.























