14:35 / 03.02.2023
Nesër nis sezoni pranveror në volejboll, ndeshjet transmetohen në RTK
Të shtunën dhe të dielën fillon stinori pranveror në Superligën A të volejbollit të Kosovës, në të dy konkurrencat.
Ekipet kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe lëvizjet e nevojshme përgjatë këtij pushimi respektivisht afati kalimtar. Secila ndeshje do të jetë derbi në vete duke marrë parasysh cilësinë e ekipeve si dhe përforcimet që kanë bërë klubet.
Federata e Volejbollit të Kosovës ka njoftuar se ndeshjet do të transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në të dy konkurrencat, meshkuj dhe femra.
Gjithashtu FVK-ja u uron suksese të gjitha ekipeve të përfshira dhe kompetitivitet sportiv të fortë, siç i kanë karakterizuar gjithmonë ndeshjet në volejbollin kosovar.