18:39 / 03.02.2023
LDK bojkoton RTK-në
RTK
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se për shkak të zgjedhjes së drejtorit të TV-së ka bojkotuar prezencën në RTK.
LDK po ashtu i bën thirrje të gjithë akterëve të tjerë, subjekteve politike e organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe figurave të pavarura që të ndjekin një hap të tillë. Ndërkohë edhe disa organizata ndërkombëtare i kanë shkruar kryeministrit Kurti, në lidhje me zgjedhjen e drejtorit të televizionit, duke theksuar se individët e emëruar në pozitat drejtuese brenda transmetuesve të shërbimit publik duhet gjithashtu të jenë plotësisht të pavarur nga të gjitha partitë politike dhe interesat e tyre.























