Monografia `Belleja` libri më i ri i publicistit dhe studiuesit Mehmetaj
Kulturë

Monografia `Belleja` libri më i ri i publicistit dhe studiuesit Mehmetaj

Islam Haxhiu|RTK

Në Deçan u promovua monografia "Belleja" e publicistit Faton Mehmetaj. Recensentët e librit thanë se autori ka përmbledhur fakte e argumente të ndryshme historike për jetën, luftërat dhe zakonet e kësaj ane.

Monografia ‘Belleja’, është libri më i ri i publicistit dhe studiuesit Faton Mehmetaj që u promovua të premten në Deçan.

Në këtë vepër është paraqitur një histori e pathënë që kap një hark kohor 2000 vjeçar ku në mënyrë kronologjike janë paraqitur doket dhe zakonet e popullatës këtu, jeta, luftërat dhe qëndresa e tyre për të mbijetuar në këtë truall të lashtë deri në ditët tona.

Sipas recensentëve e redaktorëve të veprës, në këtë monografi janë faktuar vështrime historike e kulturore si dhe dokumente e të dhëna të tjera.


MË SHUME NGA Kulturë