Bordi i RTK-së i merr parasysh të gjitha shqetësimet ndaj RTK-së
BKT
Lajme

Bordi i RTK-së i merr parasysh të gjitha shqetësimet ndaj RTK-së

Fadil Sertolli / RTKlive

Bordi i RTK-së përmes një njoftimi për media ka thënë se merr parasysh shqetësimin dhe qëndrimin e shprehur sot nga LDK-ja dhe shqetësimet tjera në përgjithësi ndaj RTK-së.

“Konsiderojmë që nuk është detyrë e Bordit të komentojë veprimet politike”, thuhet në reagimin e bordit të RTK-së.

Por, sipas Bordit të RTK-së, ajo që është detyrë e RTK-së dhe transmetuesi publik do të vazhdojë të kryejë me përgjegjësi e të garantojë se mbetet gjithëpërfshirës, profesional, objektiv dhe i paanshëm.

“Në gamën e gjerë të veprimeve të Bordit për të konsoliduar RTK-në është edhe kompletimi i menaxhmentit. I sigurojmë të gjithë se vendosja e menaxherëve në pozitat udhëheqëse nuk do të cenojë në asnjë mënyrë politikën editoriale të RTK-së dhe vendosmërinë e Bordit për ta bërë RTK-në medium sa më kredibil dhe të barabartë për të gjithë”, thuhet në njoftimin Bordit të RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme