Galica: Është misioni ynë që ta mbajmë gjallë frymën ndaj dëshmorëve
Kulturë

Galica: Është misioni ynë që ta mbajmë gjallë frymën ndaj dëshmorëve

Qendresa Duraku|RTK

Është detyrë e objektivë që të mbahet gjallë fryma ndaj dëshmorëve të kombit, tha kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, në orën letrare të organizuar nga ta në prag të festës së madhe të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës pranoi edhe anëtarë të rinj në këtë institucion.

Në prag të përvjetorit të 15 të pavarësisë së Kosovës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, ka mbajtur orë letrare me poezi me anëtarët e saj. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, tha se është detyrë tyre ta mbajnë gjallë frymën e atyre që nuk kursyen as jetën e tyre për ta sjell lirinë.

"Po takohemi në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në një çast të veçantë krenarie e dashurie për njerëzit që nuk kursyen as jetën për t'na sjell këtë ditë. Prandaj është mision i yni për të mbajtur gjallë frymën e tyre duke përkujtuar, portretizuar personalitetet e tyre artistikisht edhe në këtë formë duke shënuar datat e përvjetorëve në forma të ndryshme", tha Shyqri Galica, kryetar I Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

Me këtë rast në shoqatën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, u ndan edhe librezat e reja për anëtarët të rinj.

"Kjo ditë sot është shumë e shënuar për mua, një ëndërr e realizuar. Unë mendoja të anëtarësohesha në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë, por çudia ose fati deshi që unë të anëtarësohem në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës", tha  Bukuri Buqpepaj, poete nga Tropoja.

"Sot ishte një ditë shumë e veçantë për mua ku një ëndërr e imja me një moshë shumë të re që u bë realitet. Jam krijuese e katër botimeve dhe tashmë pasi që jam pjesë e shtëpisë të madhe të shkrimtarëve, rrugëtimi poetik nuk besoj që do te ketë të ndalur", ka thënë Marigona Kelmendi Zekaj, poete nga Peja

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës do të mbajë një sërë manifestime qendrore si akademinë letrare "Ora e Lirisë" që organizohet më 5 mars, Ditën e Dëshmorëve, ku për poezinë më të mirë jepet çmimi "Adem Demaçi". Në këtë shoqatë aktualisht janë të anëtarësuar rreth 320 shkrimtarë nga vendi dhe rajoni.


MË SHUME NGA Kulturë