23:23 / 03.02.2023
Veliaj: Këtë vit i shtojmë Tiranës Muzeun “Dritëro Agolli”
ATSH
Sot shënohet 6 -vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se, për nder të kolosit të letrave shqipe, këtë vit Tiranës i shtohet dhe Muzeu “Dritëro Agolli”.
“Dritëroi i paharruar! 6 vite pa kolosin e letrave shqipe, Dritëro Agollin! Shkrimtar, gazetar, politikan e publicist, i cili ka lënë një trashëgimi të madhe letrare për vendin. I lumtur që këtë vit i shtojmë Tiranës Muzeun “Dritëro Agolli”, si një kujtesë dhe trashëgimi e identitetit të qytetit”, nënvizoi Veliaj.