Fati drejt fundit të aventurës në Barcelonë, kërkohet nga gjiganti anglez
BKT
Sport

Fati drejt fundit të aventurës në Barcelonë, kërkohet nga gjiganti anglez

F.Bytyqi/RTKLive

Fundi i këtij sezoni mund të jetë edhe fundi i aventurës se Ansu Fatit në Barcelonë.

Sulmuesi 20 vjeçar sipas medieve spanjolle, po tërheq vëmendjen në futbollin anglez.

“AS” të shtunën shkruan se Fati është objektiv i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës që po vjen.

Fati këtë sezon të garave, akoma nuk e ka gjetur formën e dikurshme dhe ka minutash të vogël në skuadrën e Xavi Hernandez.

E ardhmja e tij duket se do të jetë larg Barcelonës. ‘Djajtë e Kuq’ thuhet se tashmë janë duke u përgatitur për të nisur negociatat me Barcelonën për transferimin e Fatit në ‘Old Trafford’.