22:56 / 05.02.2023
Barça ‘rrëzon’ edhe Sevillan, bën hap gjigant drejt titullit
F.Bytyqi /RTKLive
Barcelona ka bërë një hap të madh në garën për titull të kampionit në La Ligë.
Katalonasit mposhtën Sevillan, me rezultat 3-0, sonte në ‘Camp Nou’. Pjesëloja e parë u mbyll pa gola, edhe pse nuk munguan rastet për gola, sidomos nga ana e nikoqirëve.
Fraksionin i dytë foli për të besuarit e Xavi Hernandez, të cilit e dominuan lojën duke shënuar tre gola.
Fillimisht Jordi Alba (58’), zhbllokojë ndeshjen pas asistimit perfekt nga Kessie. Rezultatin e dyfishoi Gavi (71’), derisa goditjen e nokautit skuadrës mike ia dha Raphina (79’).
Pas kësaj fitore, Barcelona forcon kreun e tabelës me 53 pikë, tetë më shumë së Real Madridi, kurse, Sevilla renditet e 16-të me vetëm 20 pikë.