Mbi 500 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri
Lajme

Mbi 500 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

REL

(Eplotësuar) Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur qindra persona.

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se numri i viktimave ka arritur në 284, ndërkaq 2.323 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Shëndetësisë së Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat e kontrolluar nga Qeveria, në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq mbi 600 persona të tjerë janë plagosur.

Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.

Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave. Në dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti dhe ata dolën jashtë në mot të ftohtë, me borë dhe shi, teksa ndërtesat u rrëzuan.

Në banor i qytetit turk, Adana, tha se tri ndërtesa pranë shtëpisë së tij kolapsuan.

 “Nuk kam fuqi më”, është dëgjuar të ketë thënë një prej të mbijetuarve, i bllokuar nën rrënoja, teksa ekipet e shpëtimit kanë bërë përpjekje që ta shpëtojnë, tha banori i Adanit, Muhammet Faith Yavus.

Në anën siriane të kufirit, tërmeti goditi rajonet e kontrolluara nga opozita, që jetojnë afër 4 milionë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, për shkak të luftës civile në vend. Shumica prej tyre jetojnë në kushte të rënda dhe pa përkujdesje shëndetësore, teksa territoret ku gjenden ata janë të rrethuara nga forcat siriane.

Autoritetet turke thanë se pas tërmetit të parë të fuqishëm janë regjistruar edhe të paktën 20 lëkundje të tjera pasuese.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkroi në Twitter se ekipet e kërkim-shpëtimit menjëherë reaguan pas dridhjeve të fuqishme të tokës.

“Shpresojmë se do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me sa më pak dëme”, shkroi ai.

Qytetarët duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja në Diarbakir të Turqisë më 6 shkurt, pas tërmetit të fuqishëm.

Turqia, ku ishte epiqendra e tërmetit, shpesh goditet nga tërmete të fuqishme.

Disa besojnë se ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Turqinë.

Sizmologu nga Longond College, Stephen Hicks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona.

Qindra viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur qindra persona.

 

Qindra viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave besohet se është 360, teksa zyrtarët shëndetësorë në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga Qeveria siriane.

Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet.

Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.

Tërmet 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, mbi 100 viktima dhe 440 të plagosur

RTSH

Një tërmet 7.8 i shkallës rihter ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti i fuqishëm kishte një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Gjithsej 42 pasgoditje janë ndjerë në dy orët që kur tërmeti goditi për herë të parë në orën 4.17 të mëngjesit me orën lokale, sipas Ministrisë së Turqisë të fatkeqësive të brendshme dhe menaxhimit të emergjencave.

Tërmeti fatal rrëzoi shumë ndërtesa e për pasojë numri i viktimave është shumë i lartë, ndërsa pritet rëndimi i bilancit, duke qenë se shumë qytetarë janë ende nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Në provincën Malatya, në veri-lindje të Gaziantep, të paktën 23 persona u vranë. Në Sanliurfa, në lindje, pati 17 vdekje. Dhe më shumë vdekje u raportuan në Dijarbakir dhe Osmaniye. Rreth 440 persona u plagosën si pasojë e tërmetit të fuqishëm.


MË SHUME NGA Lajme