Tërmeti në Turqi dhe Siri, Qeveria ngushëllon familjarët e viktimave
BKT
Lajme

Tërmeti në Turqi dhe Siri, Qeveria ngushëllon familjarët e viktimave

N.Mekolli /RTKlive

Qeveria e Republikës së Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se mbesin me shpresë që ky numër të mos rritet më shumë, teksa të lënduarve iu uron shërim të shpejtë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim. Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme