Rritet në 2724 numri i viktimave në Turqi dhe Siri
V.Thaçi/RTKlive&CNN
(E plotësuar, ora 20:25) Numri i të vdekurve për Turqinë dhe Sirinë rritet në të paktën 2724 pas tërmeteve shkatërruese, thonë zyrtarët, raporton CNN.
Numri total i të plagosurve ka shkuar në 13.580, bazuar në informacionet e dhëna nga agjenci të ndryshme. Turqia ka të paktën 11,119 të plagosur dhe Siria ka 2,461 të plagosur nga tërmeti.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Siri u rrit në 1,073. Agjencia e lajmeve SANA raporton 593 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi "Helmetat e Bardha", i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 480 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita.
Rritet në 2701 numri i viktimave në Turqi dhe Siri
(E plotësuar, ora 19:25) Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2701 pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën.
Kurse numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri ka shkuar në 13,572, shkruan CNN.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve në Siri u rrit në 1050. Agjencia e re SANA raporton 570 vdekje në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi "Helmetat e Bardha", i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 480 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita.
E në Turqi numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 1651, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay. Tani ka 9,733 persona të plagosur në Turqi, tha gjithashtu Oktay.
Të paktën 11,119 persona janë plagosur në Turqi dhe 2,453 janë plagosur në Siri pas tërmetit.
Erdogan shpallë shtatë ditë zie kombëtare
(E plotësuar 18:45) Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar se ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare për shkakë të termeteve që kanë ndodhur sot.
“Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë më 6 shkurt 2023, kemi shpallur shtatë ditë zie kombëtare . Flamuri ynë do të vendoset në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023, në të gjitha përfaqësitë e vendit tonë dhe të huaja”, ka shkruar ai në Twitter.

Shkon në mbi 2,300 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri
(E plotësuar 17:50) Më shumë se 2,300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti masiv që tronditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.
Tërmeti me magnitudë 7.8 ishte një nga më të fortët që goditi zonën në më shumë se një shekull. Mes tronditjeve të rënda, Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, shkruan CNN.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) thotë se po "fillon ndihmën e menjëhershme në para" nga Fondi i saj i Emergjencës për Reagimin ndaj Fatkeqësive për të ndihmuar përpjekjet e ndihmës në të dy vendet.
Vendet perendimore por edhe ato të lindjes kane ofruar ndihmën e tyre .
Presidenti amerian Joe Biden , urdhëroi që menjëherë të dërgohen skuadra të kërkimit e shpëtimit dhe çfardo ndihme tjetër e nevojshme për të prekurit nga tërmeti.
Edhe Kombet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ndihmojnë Sirinë dhe Turqinë.
Katari, ka ndarë 6 milion dollarë për fazën e parë të ndihmave.
Po ashtu edhe Greqia i ka ofruar ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues . Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias , tha se ka kontaktuar homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu, të cilit i ka ofruar ndihmë të menjëhershme në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Mbi 1.900 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Vlora Rrustemi/RTKlive&REL
Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën.
Numri i të vdekurve në jug të Turqisë u rrit në 1.121, ndërsa i të lënduarve në 7.634 , tha një zyrtar nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Kreu i departamentit të AFAD-it për trajtimin e rreziqeve nga tërmetet, Orhan Tatar, tha në një konferencë për media se 2.834 ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti dhe lëkundjet pasuese të përqendruara në provincën Kahramanmaras, duke theksuar se janë regjistruar edhe 120 lëkundje të tjera pas tërmetit.
(E plotësuar)Të paktën 1014 persona të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë të Rihter-it pason tërmetin shkatërrues me magnitudë 7.8 në Turqinë juglindore, duke shkaktuar gjithashtu dëme në Sirinë veriore.
Të paktën 1014 vdekje u raportuan në Turqi, ndërsa 783 në Siri, bën të ditur Al Jazeera
(E plotësuar) Mbi 1.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan , ka njoftuar se vetëm në Turqi kanë vdekur afro 912 persona, më shumë se 5300 të tjerë janë lënduar nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orët e para të së hënës ndërsa njerëzit ishin në gjumë ndërkohë që janë regjistruar edhe disa dridhje tjera të intenzitetit më të ulët, raporton CNN, transmeton RTKlive.
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Turqisë jugore.
Kjo është fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939, tha Erdogan para gazetarëve.
Ndërkaq në Sirinë fqinje, të paktën 386 njerëz raportohet se vdiqën , kryesisht në rajonet e Alepos , Hama, Latakia dhe Tartus.
Numri i të vdekurëve dhe të lënduarëve pritet të rritet, pasi shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.























