Xavi: Reali nuk ka vdekur, është favorit për titullin kampion
BKT
Sport

Xavi: Reali nuk ka vdekur, është favorit për titullin kampion

B. H. / RTKlive

Barcelona e mposhti Sevillan me rezultat 3:0 në derbin e La Ligas dhe pas disfatës së Real Madridit ndaj Mallorcas, tani ka tetë pikë më shumë në krye të renditjes.

Skuadra katalanase është duke shkëlqyer në këtë edicion, pasi ka humbur vetëm një ndeshje dhe ka pësuan vetëm  shtatë gola në 20 ndeshje. Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Xavi, nuk lejon që skuadra të hyjë në eufori, teksa thekson se ende askush nuk mund të vlerësohet si i ‘vdekur’.

“Tetë pikë janë një epërsi e madhe, por ende nuk kemi fituar asgjë. Reali mund të mposhtë këdo dhe mos harroni se ata do të vijnë në ‘Camp Nou’”, ka theksuar Xavi.

Ai beson se Reali është ende favoriti më i madh për të fituar titullin.

"Reali ka vdekur? Në asnjë mënyrë. Ata e kanë dëshmuar shumë herë se janë në gjendje të bëjnë një rikthim të madh. Fatkeqësisht, e kam përjetuar këtë si lojtar dhe nuk do të doja ta përjetoja këtë tani si trajner. Pavarësisht avantazhit tonë, favoriti për të fituar La Ligën është Reali sepse është kampion aktual i Spanjës dhe Evropës. Ne, jemi kandidatë për titull”, ka shtuar Xavi.