Kurti: Propozimi i BE-së, platformë solide për të ecur përpara
BKT
Foto: Myrvete Axhami/ RTK/ Prizren
Lajme

Kurti: Propozimi i BE-së, platformë solide për të ecur përpara

A.Bela/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në një biznes vendor në Prizren, ka folur për drekën e punës që e ka pasur sot me me të dërguarin Special të BE-së për dialogun, Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.

“Patëm një drek pune me me të dërguarin Special të BE-së për dialogun, Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, gjmatë kësaj dreke shkëmbyem mendime, ide, qëndrime, propozime, ishte një shkëmbi shumë i mirë dhe ajo që duhet theksuar se gjithëçka u zhvillua rreth propozimit të Bashkimit të Evropian për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, ndëkombëtarisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Ai bëri me dije se e pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian, si një bazë të mirë për diskutime të më tutjeshme si një platformë solide për të ecur përpara.

“Çështje e pyetjeve të caktuara kanë mbetur të trajtohen së shpejti në bisedimet në Bruksel e që kanë të bëjnë me makanizmat implemtues, me garancitë ndërkombëtare dhe me sekuencimin kohor”, theksoi shefi i ekzekutivit.

Për mundësinë e arritjes së marrëveshjes kët vit, Kurti tha se Kosova është e interesuar për marrëveshje.

“Ne jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm, por për marrëveshje nuk mjafton vetëm kaq, nevojitet edhe interesimi dhe gatishmëria e palës tjetër. Kosova është vend normal dhe demokratik, marrdhëniet me Serbinë nuk i ka normale, jo për fajin tonë, duhet t’i normalizojmë ato”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme