17:59 / 06.02.2023
Ish-trajneri i Real Madridit bëhet trajner i Katarit
Uran Krasniqi/RTKLive
Carlos Queiroz është emëruar trajneri i ri i Katarit.
Nikoqiri i Kupës së Botës 2022 kishte mbetur pa trajner qëkur kontrata e Felix Sanchez mbaroi në fund të vitit të kaluar, një trajner që dështoi të bënte paraqitje të mirë në dy muajt e fundit të vitit të kaluar ku ishte në grup me Ekuadorin, Holandën dhe Senegalin.
Queiroz gjithashtu ishte i pranishëm në Botërorin e Katarit si trajner i Iranit, po pa arritur të lë ndonjë gjurmë.
Në karrierën e tij portugezi ka qenë edhe trajner i Real Madridit.