20:09 / 06.02.2023
Krasniqi: Kurti i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi
RTK
Pas takimit tw Kryeministrit Albin Kurti me të dërguarin Special të BE-së për dialogun, Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Sipas tij, kryeministri Kurti sot deklaroi se e ka pranuar propozimin franko-gjerman, pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai propozim.
Krasniqi, mes tjerash, ka paraqitur edhe disa pyetje për Qeverinë duke i pyetur se ku kanë mbetur kushtet e Kurtit, cilat prej tyre janë plotësuar e cilat jo, a janë të përfshira në planin evropian edhe kushtet e Serbisë si dhe a e parasheh marrëveshja njohjen e ndërsjellë.























