Trupat e FSK-së duartrokiten në Adana të Turqisë|Video
Foto: The SETA Foundation at Washington DC në Twitter
Në Fokus

Trupat e FSK-së duartrokiten në Adana të Turqisë|Video

A.B/RTKlive

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, kanë arritur në Adana të Turqisë, ku janë pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq në aeroport.

Kontingjenti i parë i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, tashmë ka arritur në Adana.

Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.

“Ekipi i Kosovës i nisur për në Adana merr duartrokitje nga vullnetarët turq që presin fluturimet e tyre në rajon”, thuhet në njoftimin e SETA-s në Twitter.

Ndryshe dje Presidentja Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmë Republikës së Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme.

Menjeher pas autorizimit të presidentes, Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi.

 


MË SHUME NGA Në Fokus