Nisin hetimet kundër PSG-së
B. H. / RTKlive
Zyra e prokurorit në Paris ka hapur një hetim paraprak kundër Paris Saint-Germain dhe presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifi, me akuza për "operacione të fshehta", raporton “L’Equipe”.
Hetimi u nis nga një raport i dhjetorit 2022 i paraqitur nga Hicham Bouajila, një ish-këshilltar i presidentit të Paris Saint-Germain.
Ai zbuloi se herë pas here paguhej përmes Akademisë së Tenisit Smash, e cila është me seli në Doha dhe nuk ka asnjë lidhje me Bouajila. Ky i fundit, po ashtu ka deklaruar se nuk ka luajtur asnjëherë tenis.
Kontrata e diskutueshme është nënshkruar në korrik 2015 për pozicionin e pretenduar të trajnerit të tenisit për një periudhë të pacaktuar.
Hetimi i është caktuar departamentit të policisë së qarkut 16 të Parisit, ku ndodhet selia e Paris Saint-Germain.
Në përgjigjen e klubit parisien për “L’Equipe” kanë mohuar akuzat, duke thënë se Bouajila nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në Paris Saint-Germain apo në kompaninë ‘beIN’.