Jashari: Deputetët konfirmuan përkrahjen e pakushtëzuar për FSK-në
N.Mekolli /RTKlive
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari sot raportoi para komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Bëhet e ditur se gjeneral Jashari i njoftoi deputetet me zhvillimin, të arriturat, planet dhe sfidat që FSK po kalon, ai gjithashtu pati kënaqësinë të diskutoj dhe t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për çështje të caktuara rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës, si Plani Gjithëpërfshirës i Tranzicionit (PGJT), zhvillimi i kapaciteteve të reja, blerjet ushtarake, mirëqenien e pjesëtarëve njofton zyra për informim e FSK-së, përmes një postimi në Facebook.
Deputetët e komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i konfirmuan Gjeneral Jasharit përkrahjen e pakushtëzuar për mbështetjen e FSK-së, në zhvillimin tutje dhe adresimin e sfidave.