Osmani takohet me Abazoviqin, dakordohen për bashkëpunim
Foto nga Facebook
Lajme

Osmani takohet me Abazoviqin, dakordohen për bashkëpunim

N.Mekolli /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi është takuar sot edhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Osmani, në një postim në Facebook, ka pohuar se me kryeministrin Abazoviq kanë biseduar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit në mes dy shteteve.

 “Si dy shtete të orientuara kah e ardhmja euroatlantike, me kryeministrin Dritan Abazoviq diskutuam sot për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të jetësimit të këtij synimi të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Presaidentja ka thënë se dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë. “Andaj, potencuam rëndësinë e madhe të hapjes se kapitujve të ri të bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm e fusha të tjera në dobi të qytetarëve në të dy shtetet”, ka shkruar Osmani.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Lajme