23:13 / 07.02.2023
Juventus realizon fitoren e parë pas heqjes së pikëve
Uran Krasniqi/RTKLive
Juventus është rikthyer te fitoret në Serie A. "Zonja e vjetër" ka fituar 3-0 kundër Salernitanas, duke arritur triumfin e parë që nga zbritja e pesëmbëdhjetë pikëve në janar.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ka bërë një paraqitje dominuese në "Stadio Arechi". Juventus ka marrë me shpejtësi kontrollin e ndeshjes. Dusan Vlahovic (26', 47') ka shënuar dy herë dhe ka asituar në golin e realizuar nga Kostic (45').
Pas kësaj fitore Juventus gjendet në pozitën e dhjetë me njëzet e gjashtë pikë, dymbëdhjetë pikë larg gjashtëshes së parë.
Salernitana gjendet në pozitën e gjashtëmbëdhjetë me njëzet e një pikë.