Mehaj: FSK po realizon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi
Fadil Sertolli / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kontingjentii FSK-së po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar.
Përmes një postimi në Facebook ministri Mehaj ka bërë të ditur se kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve nën gërmadha.
“Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Mehaj.
Ai ka thënë se rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet tona është rajoni më i goditur.























