Haradinaj: Me moskoordinim me SHBA, Kurti ka rrezikuar interesin e vendit
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Lajme

Haradinaj: Me moskoordinim me SHBA, Kurti ka rrezikuar interesin e vendit

J.Musliu/RTKlive

Këtë qëndrim ai e bëri të ditur në mbledhjen e sotme të kryesise së AAK-së, e ku sipas të cilit, janë diskutuar zhvillimet politike në vend.

Në një njoftim në profilin e tij zyrtar në facebook, kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, tha se temë diskutimi në këtë takim ishin zhvillimet politike dhe përmbajtja e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se "Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit".

“Gjithashtu, kolegët i informova për përmbajtjen e vizitës sime në ShBA, përfshirë takimet në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe me përfaqësues të institucioneve tjera amerikane”.

Ai tha se ishte akordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë.

“Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”, deklaroi ndër të tjera Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.


MË SHUME NGA Lajme