23:23 / 08.02.2023
Marseille eliminon PSG-në nga Kupa e Francës
Uran Krasniqi/RTKLive
Olympique de Marseille e ka eliminuar Paris Saint-Germain nga Coupe de France. Kjo pas një fitore me rezultat 2-1 në kuadër të 1/8 së finales.
Marseille u shfaq menjëherë kërkuese duke vizituar shpesh portën e Donnarumma-s, ndërsa goli i avantazhit u shënua në minutën e 31-të, me autor Alexis Sanchez.
Pa përfunduar pjesa e parë (45’+2), Sergio Ramos i barazoi shifrat duke realizuar me kokë falë harkimit të Neymar nga këndi.
Pastaj ka qenë radha e një veprimi të jashtëzakonshëm nga Ruslan Malinovskiy, ku futbollisti ukrainas ka gjuajtur nga jashtë zonës për ta rikthyer epërsinë e nikoqirëve, duke bërë që me atë rezultat të mbarojë edhe takimi.























