Galatasaray transferon mesfushorin italian Zaniolo
Uran Krasniqi/RTKLive
Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, ka përfunduar te skuadra turke Galatasaray, ka njoftuar klubi i italian të mërkurën.
Sipas mediave italiane, Galatasaray do t'i paguajë Romës 16.5 milionë euro (17.70 milionë dollarë) dhe 13 milionë euro të tjera shtesë.
Njëzet e tre vjeçari, i cili iu bashkua Romës në vitin 2018 nga Interi, bëri rreth 130 paraqitje për klubin kryeqytetas të Italisë, duke shënuar më shumë se 20 gola në të gjitha garat.
Futbollisti kishte humbur gjysmën e dytë të sezonit 2019-20 dhe të gjithë sezonin 2020-2021 për shkak të dy lëndimeve të rënda.
Ai u kthye në korrik 2021 pasi Jose Mourinho u emërua trajner i Romës.
Galatasaray kryeson renditjen e Superligës Turke me pesëdhjetë e katër pikë nga njëzet e dy ndeshje.























