09:14 / 09.02.2023
FSK publikon videon ku shpëtohet nëna e vajzës 2 vjeçare në Turqi|Video
Fadil Sertolli / RTKlive
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka publikuar videon ku shihet nxjerrja e nënës së vajzës dy vjeçare e nga gërmadhat në qytetin Hatay të Turqisë.
Ndryshe, ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është dërguar në Turqi për ndihmë pas tërmetit, e ka shpëtuar edhe vajzë dyvjeçare e më pas edhe nënën e saj.
Po ashtu, sipas FSK-së, ekipet e Kërkim – Shpëtimit të FSK-së që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në qytetin Hatay të Turqisë.























